Begaj: Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Presidenti i Shqipëri, Bajram Begaj, ka thënë se i dënon fuqishëm sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Në platformën X, ai ka thënë se Shqipëria qëndron e vendosur kundër çdo forme terrorizmi, raporton Klan Kosova.

“Dënoj fuqishëm sulmet ndaj Izraelit nga Hamasi. Në këto momente, ne qëndrojmë me Izraelin. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur kundër çdo forme terrorizmi”, ka shkruar Begaj