Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë për dhjetë ditë 8 deputetët e opozitës, të cilët bllokun Foltoren e Kuvendit një ditë më parë, më 5 tetor 2023.
Sekretariati shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për marrjen e masës disiplinore ndaj tetë deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me situatën e krijuar pas mbylljes së diskutimeve në seancën plenare të datës 05.10.2023.
Deputetët e opozitës me sjelljet e tyre thyen Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare.
Sekretariati mori masë disiplinore: “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare për 10 ditë”, për deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi.
Seanca e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë përfundoi me debate të forta, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur mazhoranca refuzoi të votojë ndryshimet.