PSG fitoi 4-0 klasiken e futbollit francez kundër Marseille (24 shtator). Skuadra e Luis Enriques dominoi rivalët e përjetshëm, duke u dhuruar tifozëve një sukses emocionues.
Pas ndeshjes, katër futbollistë të kampionëve në fuqi të Francës iu bashkuan koreve të tifozëve. Duke marrë pjesë në ofendimet kundër Marseille.
Veprime për të cilat Ousmane Dembele, Randal Kolo Muani, Layvin Kurzawa dhe Achraf Hakimi janë pezulluar me nga një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Ligue 1 (LFP).
PSG-ja do të duhet gjithashtu të mbyllë tribunën “Auteuil” në “Parc des Princes” për një ndeshje si rezultat i thirrjeve homofobike të tifozëve ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar.
Katër futbollistët e PSG-së janë penduar dhe kërkojnë ndjesë për sjelljen e tyre: “Gabuam, u rrëmbyem nga euforia e fitores.
Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e veprimeve dhe fjalëve tona në publik, veçanërisht te të rinjtë që ëndërrojnë të shikojnë një ndeshje futbolli.
Në të ardhmen do të bëjmë gjithçka për të respektuar më tej detyrën tonë dhe për të qenë shembull për të tjerët”.