42 vjeçarja Kim Kardashian ka treguar se pse ajo është kaq ambicioze – edhe pse ajo tashmë ka në konton e saj mbi 1 miliard dollarë – derisa ka zënë ballinën e revistës “Fortune”
Kim Kardashian është njëra yjeve më ambicioze që kemi parë.
Diva 42 vjeçare, emrin në industri të showbizzit e bëri përmes emisioneve televizive “Keeping Up With The Kardashians” dhe “The Kardashians”.
Tashmë ajo udhëheq disa biznese të suksesshme si: SKIMS, SKKY dhe SKKN të cilat e ndihmuan atë që të bëjë miliardin e parë.
Por, pos këtyre ajo është edhe në studime të fakultetit juridik.
Por, ylli i TV thotë se ajo vazhdon të punojë për shkak se prapë ndihet e pa sigurt. Rezulton se shumë persona që e kishin kritikuar atë janë bërë pjesë e emisioneve të saj këto vite.
“Ndoshta kjo është pjesë e dëshirës sime, ndjehem që njerëzit më nënvlerësojnë mua; kjo ndoshta është arsyeja pse unë vazhdoj”, ka thënë ajo.