Sharon Stone tregon pse ajo duhet të flejë shtatë orë shkaku i problemeve shëndetësore

Sharon Stone (65) ka thënë se ajo duhet të flejë minimumi shtatë orë në natë pasi që ajo vuan nga krizat nervore që vinë për shkak të asaj se ajo pësoi gjakëderdhje në tru 22 vite më parë

Ajo tha se ka nevojë për tetë orë gjumë gjatë kështu që ajo mos të këtë kriza.

Aktorja 65 vjeçare i ishte dhënë vetëm një për qind mundësi që të jetojë pasi që kishte pësuar gjakderdhje nëntë ditore në vitin 2001.

Pas kësaj ajo ka pranuar se “nuk merr punë shumë” këto ditë për shkak të asaj që ajo ka nevojë për ta menaxhuar atë që i ka ndodhur asaj më parë.

“Jam më rehat tani pasi që e them më shpesh atë çfarë në të vërtetë me ka ndodhur mua”, tha ajo për revistën People.

“Për kohë të gjatë pretendoja që jam mirë”.

“Kam nevojë për tetë orë gjumë të pa penguar që ilaçet për trurin tim të bëjnë punë kështu që unë nuk kam kriza. Pra, jam një punëtore me aftësi të kufizuara dhe për shkak të kësaj nuk kam pasur shumë punë. Këto janë gjërat që unë jam përballur për më shumë së 22 vite dhe jam e hapur për t’i treguar tani”, ka thënë ndër të tjera ajo.