Kryeministri i Sllovenisë s’i sheh zgjidhje të parë sanksionet ndaj Serbisë: Nëse ka unitet bashkohemi edhe ne

Kryeministri i Sllovenisë s’i sheh zgjidhje të parë sanksionet ndaj Serbisë: Nëse ka unitet bashkohemi edhe ne

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, është pyetur sot për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj integritetit territorial të Kosovës. Ai ka thënë se duhet bërë kujdes sa i përket sanksioneve meqë sipas tij ato jo domosdoshmërisht çojnë në një zgjidhje të afatgjate, shkruan “RTV Slo”, trasnmeton Express.

Megjithatë ka thënë se nëse do të ketë unitet në BE, Sllovenia do t’i bashkohet vendosjes së tyre. Por, Golob ka thënë se liderët e shteteve të BE-së ende s’kanë diskutuar një gjë të tillë.

“Por mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, konsistent dhe këmbëngulës në këtë”, theksoi ai.
Sipas kryeministrit slloven , është e nevojshme qetësimi i situatës dhe kërkimi i një zgjidhjeje afatgjate.

“Unë nuk besoj se sanksionet në vetvete mund të çojnë në një zgjidhje të afatgjate. Nëse është e nevojshme dhe nëse ka një qëndrim të unifikuar, Sllovenia do të bashkohet. Megjithatë, ky nuk duhet të jetë domosdoshmërisht hapi i parë dhe i vetëm,” ka thënë ai.