Po realizohet angazhimi i presidentit për përjashtim të faljes nga sistemi juridik

Në Propozim-ligjin për falje përjashtohet mundësia që presidenti i shtetit të mund të falë persona për të cilët në rrjedhë është hetimi apo procedura gjyqësore.

“Lidhur me Propozim-Ligjin për falje, në përpunimin e të cilit ishin përfshirë edhe përfaqësuesi i presdientit, përfundimisht është përfshirë angazhimi i presidentit Pendarovski për përjashtim të faljes në sistemin tonë juridik, përkatësisht të pamundësohet e drejta e shefit të shtetit të falë persona për të cilët në rrjedhë është procedura hetimore apo gjyqësore, ndërkaq nuk ka aktvendim të plotëfuqishëm”, thonë nga Kabineti i presidentit të shtetit.

Në këtë mënyrë, siç ceket, do të mundësohet që gjykatat penale ta realizojnë në tërësi funksionin e tyre themelor, e ai është në procedurë adekuate ta konstatojnë fajin e të akuzuarve dhe t’i dënojnë kryesit fajtorë të veprave penale.

Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se Propozim-ligji për falje është dorëzuar në procedurë qeveritare. Nga atje mes risive kyçe, e cekën çështjen për të drejtën e presidentit të falë persona nga dënimi dhe nga ndjekja penale. Kjo, siç ceket, ishte një nga çështjet më të eksponuara për çka grupi i punës qëndroi prapa zgjidhjes në pajtim të së cilës presidenti mund të falë vetëm për dënim, ndërkaq jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo