Jetë të shuara në aksidente që ta copëtojnë shpirtin

Urim Salihu

Dy jetë të njoma të shuara brenda 24 orësh e bën kaq të trishtueshme çdo gjë.
A mund të ndahet dhimbja copash që të bëhet më pak e lehtë?! Kurrë në të tilla raste .

Jetë të pastërta dhe të pafajshme na braktisën duke heshtur çdo gjë.
Që kur jeta e babait tim iku në këtë mënyrë,e dij çfarë është dhimbja nga aksidentet.Një ikje që nuk e pret ,që vjen si një uragan dhe merr çdo gjë .

Por ikja e etërve nuk është njësoj si ajo e fëmijëve që ta ndan në dysh zemrën nga pikëllimi.
Megjithë forcën e shpirtit lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjet familjarëve në këto momente kaq të trishta për t’a.
Shpirërat e tyre të kristaltë ndodhen në parajsë sepse ata ikën të pastër me plot buzëqeshje rinore.Ikën si njerëzit më të pafajshëm të kësaj bote duke lënë në zi të përjetshme familjet e tyre.