Shefi i ushtrisë serbe tregon se çfarë urdhri ka marrë më 24 shtator

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, ka treguar se çfarë urdhër kishte marrë ushtria që ai drejton, më 24 shtator kur ndodhi agresion i Serbisë në Kosovë, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku.

Mosilloviq tha se në mëngjesin e 24 shtatorit filluan të vijnë informacione për ngjarjet e të lënduarit.

I pari i ushtrisë theksoi se u vendos kontakti me komandën e KFOR-it, u thirr një mbledhje, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e agjencive, shkruan RTS përcjell Klankosova.tv

“Të kontrollohet plotësisht Zona e Sigurisë Tokësore dhe të sigurohet linja administrative me dislokim parandalues ​​me kapacitet të plotë nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Ky është urdhri që Forcat e Armatosura të Serbisë e kanë marrë më 24 shtator”, tha ai.

Milan Mojsilloviq, shtoi se urdhri nuk është i pazakontë dhe është në përputhje me ngjarjet në terren, me atë që kemi parashikuar, se kriza mund të kalojë dhe të përshkallëzohet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo