Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së sot e dërgoi helikopteri Bel-412EP dhe në aksion të koordinuar me zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes është lokalizuar zjarri në Komunën e Zelenikovës.
Siç ka njoftuar MPB-ja, helikopteri ka intervenuar pas kërkesës nga Qendra për Menaxhim me Kriza për shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer në mes të fshatrave Vrazhall dhe Moranë të Komunës së Zelenikovës.”Helikopteri Bel-412EP ka hedhur mbi 40 tonë ujë në zjarr,” citojnë nga MPB.