Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel fitoi sonte në udhëtim ndaj Copenhagen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Grupin A.
Ndeshja e zhvilluar në “Parken Stadium” përfundoi me rezultatin 1:2.
Jamal Musiala (67’) dhe Mathys Tel (83’) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.
Lukas Lerager (56’) e shënoi golin e vetëm për vendasit.
Bayern Munichi pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në grup.
Copenhagen renditet në pozitën e tretë me vetëm një pikë.