Real Madridi e fiton ndeshjen e pesë golave ndaj Napolit

Real Madridi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi sonte në udhëtim ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Grupin C.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:3.

Vinicius Junior (37’), Jude Bellingham (34’) dhe Alex Meret (78’ autogol) shënuan golat e fitores për “Los Blancos”.
Leo Ostigard (19’) dhe Piotr Zielinski (54’ nga penalltia) realizuan për napolitanët.

Real Madridi tani ka gjashtë pikë dhe prin në grup, me tri pikë më shumë se Napoli.