Broja lëndohet sërish, Chelsea bën zëvendësim të detyrueshëm

Armando Broja është larguar nga loja shkaku i lëndimit. Chelsea është duke e zhvilluar ndeshjen e javës së shtatë në Premierligë, ndaj Fulhamit.

Sulmuesi shqiptar u largua në minutën e 65-të, teksa u zëvendësua nga Raheem Sterling.

Në dukje të parë duket se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz për Brojën, i cili u kthye së fundmi pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Përveçse për lojtarin dhe klubin e Chelseat, ky nuk është lajm aspak i mirë as për Kombëtaren e Shqipërisë, që më 12 dhjetor e luan ndeshjen e rëndësishme ndaj Republikës Çeke.
Ndeshja ndaj Fulhamit ishte e para për Brojën që luajti si titullar.

Madje, 22-vjeçari shënoi edhe gol gjatë pjesës së parë. Chelsea po udhëheq në këtë ndeshje me rezultatin 0:2.