“Biseduam edhe për Kosovën” – Muriqi tregon se si i ndihmoi trajneri i Mallorcas pas vështirësive në fillim të sezonit
Vedat Muriqi ka lavdëruar trajnerin e Mallorcas, Javier Aguirre, duke e cilësuar atë edhe si “një baba në dhomat e zhveshjes”.
Sulmuesi kosovar nuk e nisi mirë sezonin në Spanjë, por po kalon formë të lartë në ndeshjet e fundit.
Vetëm pas katër ndeshjeve tëkëtij sezoni, Mallorca ishte pa fitore, Muriqi ishte pa gola dhe kishte humbur dy penallti. Ai zbuloi qasjen e Aguirre për këtë çështje.
“Aguirre është si një baba në dhomat e zhveshjes. Ai është i mirë një me një dhe është gjithmonë shumë i qartë, nëse nuk e kuptoni, problemi është i juaji”, tha fillimisht prizrenasi për “SER Deportivos Baleares”.
“Kur ke probleme, si e imja me penalltinë e dytë të humbur, më kujtohet se kur në fund të seancës stërvitore pas asaj ndeshjeje, Aguirre iu afrua lojtarit dhe i kërkoi atij t’i jepte dy topa dhe mendova ‘tani Aguirre do të më mësojë se si të ekzekutoj penallti ose diçka tjetër’ dhe ai në tha ‘uluni’. U ulëm sipër topave dhe filluam të bisedonim për gjithçka: familjen, politikën, Spanjën, Kosovën, Meksikën… Kemi qenë kështu për 25 minuta dhe në fund ai vetëm më tha se e kishte besimin deri në fund, pa marrë parasysh se çfarë ndodh”, deklaroi reprezentuesi i Kosovës.
Tani, kur Mallorca ka zhvilluar tetë xhiro në La Liga, Muriqi numëron katër gola dhe një asistim.
Mallorca ka shtatë pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të.