Qyteti pritës i Lojërave të 19-a Aziatike, Hangzhou, regjistroi rritje të turizmit

“Hangzhou është parajsa në tokë”, thotë një thënie e vjetër kineze. Ai ka peizazhe të bukura natyrore, histori dhe kulturë të pasur, shkruan “CGTN”.

Këtë vit, Festivali i Mesit të Vjeshtës, festa e Ditës Kombëtare kombinuar me bumin e Lojërave Aziatike, e bën Hangzhou një destinacion të preferuar.

Rezervimet e përgjithshme të turizmit në Hangzhou gjatë Lojërave Aziatike u rritën me 279 për qind në bazë vjetore, treguan statistikat nga platforma kineze e udhëtimit “Ctrip”.

Fluksi i madh i pasagjerëve e ka bërë Hangzhou-n ndër tre destinacionet më të njohura për turistët e festës së Ditës Kombëtare, i dyti pas Pekinit dhe Shangait.

Bumi i turizmit në Hangzhou tregon gjithashtu një efekt përhapës, duke nxitur rritjen e konsumit të turizmit në zonat përreth.

Sipas platformës së turizmit “Fliggy”, numri i rezervimeve për udhëtime në provincën Zhejiang gjatë pushimeve tetëditore është më shumë se dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, është rritur edhe konsumi i turizmit lokal, duke përfshirë hotelerinë, transportin dhe blerjet. Gjatë Lojërave Aziatike, porositë e konsumit të turizmit në Zhejiang u rritën me mbi 100 për qind krahasuar me vitin 2019, sipas kompanisë kineze të shërbimit me pakicë “Meituan”.

Të dhënat treguan gjithashtu se numri i rezervimeve për darkë në restorantet e Zhejiang është rritur me mbi 380 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe Lojërat Aziatike kanë bërë që rezervimet për eventin sportiv të rriten me 150 për qind në bazë vjetore.