Fillon viti i ri akademik 2023/2024

Universitetet në vend nisën vitin e ri akademik.

Kryeministri Dimitar Kovacevski ka marrë pjesë në orën e parë akademike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në mesazhin drejtuar studentëve, përcjellë KlanM, Kryeministri i porositi që të japin më të mirën nga vetja kurse pas përfundimit të studimeve të mbeten në Maqedoninë e Veriut.

“U bëj thirrje edhe juve, që të bëjmë një shtet të njerëzve të lumtur dhe të suksesshëm që do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. Shtet I njerëzve ambicioz, që duan të bëjmë më shumë, e jo njerëz që ankohen se dikush I ka ndaluar dhe kanë bërë më pak”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, në ditën e parë të fillimit të vitit akademik, Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar se më shumë se 70% e studentëve nga sot mund t`i shfrytëzojnë kartelat e dedikuara të pagesës për subvencionimin e racionit për ushqim.

“Kartelat studentore tashmë rreth 70 përqind më shumë se 70 përqind i kanë marë të gjithë. Kanë vlerë mujore rreth 3.000 denarë për t`I harxhuar brenda ditëve ashtu siç e parasheh ligji.

Qëllimi i racionit studentor është ushqim ditor për të gjithë studentet duhet ta shfrytëzojnë në bazë ditore”, tha Jeton Shaqiri.

Ministria e Arsimit ditë më parë njoftoi se studentët që kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike për vitin akademik 2023/2024, nisin me shfrytëzimin e të drejtës për racion të subvencionuar studentor.

Sic njoftohet me shumën e rritur prej 140 denarë, që paguhet në bazë ditore, studentët do të mund të blejnë nëpër markete, restorane dhe subjekte tjera juridike që prodhojnë ushqime.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo