Messi dëshiron që ylli i Real Madridit t’i bashkohet atij te Inter Miami

E ardhmja e Luka Modric mund të jetë larg nga Real Madridi në një të ardhme shumë të afërt, veçanërisht në afatin kalimtar të dimrit të ardhshëm apo edhe më parë.

Kroati thuhet se është i mërzitur për të qenë një zëvendësues i rregullt dhe Carlo Ancelotti nuk i ka dhënë atij asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit.

Sipas “Mundo Deportivo”, kjo është një situatë që nuk i pëlqen lojtarit dhe shumë shpejt mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Modric tashmë kishte oferta gjatë verës nga Arabia Saudite dhe tani ai ka një tjetër ofertë shumë joshëse.

Kjo ofertë është nga Inter Miami dhe është zbuluar nga Peda Mijatovic për “LA SER.

“Ai ka marrë oferta nga Shtetet e Bashkuara, nga shumë ekipe dhe nga kjo në veçanti. Ai tashmë e kishte atë në Arabinë Saudite, por donte të qëndronte në Madrid”, shpjegoi Mijatovic, duke shtuar se “ vetë Messi ka qenë personalisht i interesuar për këtë mundësi”.

Në Kroaci pak ditë më parë Modric u takua me David Beckham, pronarin e klubit të Inter Miamit.

Mbetet të shihet nëse klubi nga MLS do të arrijë që ta bindë 38-vjeçarin që të nënshkruajë.

Luka Modric ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2024.