Veliaj mban fjalën e dhënë! Ndan mjete financiare për investime në Komunën e Preshevës dhe në Kharkiv të Ukrainës

Bashkia e Tiranës në krye me Erion Veliajn ka ndarë mjete financiare për komunën e Preshevës dhe komunën Kharkiv të Ukrainës.

Mjetet e destinuara për Preshevën janë 520 mijë euro të cilat do të shërbejnë për rikoonstruimin e shkollës fillore “Dituria”, ndërsa për komunën Kharkiv, 250 mijë euro poashtu për rikoonstruimin e një shkolle në zonën e prekur nga lufta.

Vendimi është marrë në Këshillin Bashkiak teksa mjetet do të sigurohen nga Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë se rikoonstruimi i shkollës “Dituria” në Preshevë, ishte një premtim që Veliaj e bëri muaj më parë kur dhe mori titullin “Qytetar nderi” i Preshevës nga kryetari, Shqipërim Arifi.