Që pas përfundimit të “Big Brother”, Efi zgjodhi që të tërhiqej nga zhurma mediatike. Daljet e saj publike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara vetëm sa u përket projekteve të saj. Por së fundmi, ajo bëri daljen e saj publike e ftuar në “Shqipëria live”.
Ajo tregoi se me kë e ka ruajtur marrëdhënien pas përfundimit të Big Brother VIP duke u shprehur: “Me thënë të drejtën, dy kisha njerëz më të afërt atje në shtëpi, Luizin dhe Kiarën, por nuk kemi folur me asnjërin që nga fundi i lojës. Kam dashur t’i mbyll komplet zërat rreth ‘Big Brother’.
Por Efi habiti opinionin publik kur u shpreh se do të shpërngulej për të jetuar në Francë, duke lënë pas gjithçka që kishte përjetuar në televizion. Më tej, ajo ka zbuluar se ka refuzuar që të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë, pasi roli që i ofruan ishte i parëndësishëm.
Duket se pasi provoi famën në vendin tonë, Efi ka vendosur të nisë një jetë të re në Francë. Nuk dihet ende nëse do të largohet për një projekt pune, apo thjesht për të ndryshuar ambient, pasi vetë, ish-finalistja ka zgjedhur mos të thotë asgjë më shumë sesa faktin që po largohet.