Eksperti i kriminalistikës: Dy video intime të dy VIP-eve shqiptare janë gjetur në telefonin e një personi në kërkim

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka thënë se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të shoëbizit shqiptar.

Ai deklaroi se njëra prej tyre është shumë e njohur, ndërkohë që celulari i personit në fjalë ka edhe indicie të tjera për përfshirje në korrupsion të zyrtarëve.

Sipas Karamuços, nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të shoëbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë.
Deklarata e Karamuços:

Po qarkullon video gjysmë erotike, dy personazhe të shoëbizit, njëra ka dalë aty që do të thotë është filmuar nga ai. Ne presim hetime nga ky celular dhe na del kjo video. Janë dy vajza nga shoëbizi, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai, dhe i pyet, si i do. Do dalin çudira, është prostitucion, korrupsion, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista. Të bie perdja dhe të kuptojmë kush janë zyrtarët. 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular, 100 mijë euro në ditë për të kaluar një javë, 3-4 ditë diku, jo në Shqipëri.