Manchester City është njoftuar me humbjen e parë për këtë sezon në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola pësoi humbje në udhëtim ndaj Wolvesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë,
Ndeshja e zhvilluar sot në “Molineux Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1.
Ruben Dias (13′ autogol) dhe Hwang Hee-chan (66′) shënuan golat për fitoren e “Ujqit”.
Golin e vetëm për “Qytetarët” e shënoi Julian Alvarez (58′).
Manchester City mbetet lider në tabelë me 18 pikë, por që mund ta humbasë këtë pozitë nëse Liverpooli e fiton derbin sonte ndaj Tottenham Hotspur.
Wolves tani ka shtatë pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të.