Aktori shqiptar Genc Jakupi pjesë e kastit të serialit amerikan “The Walking Dead”

Aktori shqiptar Genc Jakupi, tashmë e disa vite po korr sukseset e tij në kinematografinë botërore, duke arritur të sigurojë role të rëndësishme në filmat dhe serialet amerikane.

Së fundmi, Genci është bërë pjesë e serialit televiziv amerikan “The Walking Dead”.

Aktori do të luajë rolin e Armand dhe do të fillojë të shfaqet në episodin e katërt.
Seriali ka filluar transmetimin e tij në vitin 2010, ndërsa tani është duke u xhiruar sezoni i dymbëdhjetë e tij.