Konfirmohen zyrtarisht katër anëtarët e jurisë së Dancing With the Stars!

Ilir Shaqiri si kryetar, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala do të jenë zyrtarisht pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit, Dancing With The Stars.

Faqja zyrtare e Dancing With the Stars ka konfirmuar pak çaste më parë Ilir Shaqirin si kryetarin e jurisë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe Olta Gixhari, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, e cila do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë. Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në Instagram.

Nga DWTS që pritet të fillojë së shpejti në Top Channel janë konfirmuar edhe konkurrentët, por ajo që nuk keni parë akoma është spektakli që do të mbërthejë shikuesit për më shumë se 12 javë dhe ka ende surpriza…