Këngëtarja e njohur paguan faturën të gjithë klientëve, që të qëndronte vetëm me të dashurin e saj të ri
Taylor Swift u kujdes që të krijojë kushtet e duhura për takimin e saj me të dashurin e ri, Travis Kelce. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur që të paguajë faturën e të gjithë klientëve të lokalit, në mënyrë që ato të largoheshin sa më parë.
Kështu, këngëtarja do të shijonte një vakt të shijshëm vetëm për vete me të dashurin e saj.
“Ne po hanin dhe më pas kamerierja iu afrua dhe na tha ‘ja ku është marrëveshja, ajo do të paguajë për gjithçka, por ju duhet të largoheni tani’. Sa e çmendur është kjo?”, tha një nga klientet.
Kjo dalje e tyre vjen si një konfirmim se dyshja janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.