Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, pas pak vendimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Pas pak pritet të merret vendimi ndaj tyre.