Atletico e njofton Realin me humbjen e parë në La Liga

Atletico Madrid e ka mposhtur me rezultat 3-1 Real Madridin në derbin e kryeqytetit spanjoll. Morata (4’, 46’), dhe  Griezmann (18’) shënuan golat për Atleticon derisa Toni Kroos (35’) shënoi për Real Madridin

Real Madridi është njoftuar me humbjen e parë në këtë sezon, pasi që është mposhtur nga Atletico Madrid në testin e parë serioz kundër një skuadre të fortë në La Liga.
Atletico Madrid e filloi furishëm këtë takim duke shënuar gol që në minutën e katër.

Lino bëri një asistim perfekt për Alvaro Moratan i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Ishte një gol i shënuar me kokë  nga sulmuesi spanjoll.

Atletico vazhdoi shënimin e golave me kokë.

Kësaj radhe ishte shtatëshkurti Griezmann që shënoi një tjetër gol me kokë në minutën e 18-të.

Ky nuk do të ishte goli i fundit i shënuar në pjesën e parë.

Toni Kroos i Real Madridit u lirua mirë dhe bëri një goditje të fortë me të djathtën e tij për të shënuar golin që i jepte shpresë Los Blancos për një rikthim. Goli u shënua në minutën e 35-të.

Por, Atletico e nisi shumë mirë pjesën e dytë.

Ishte përsëri një gol me kokë i djemve të Simeones, ku Alvaro Morata shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Niguez për të shënuar në minutën e 46-të.

Pjesën e tjetër të ndeshjes Atletico arriti që të neutralizojë sulmet e Real Madridit, edhe pse Rodrygo (64’) dhe Aurelien Tchouameni (65’) që kishin mundësi të arta për të shënuar por nuk e bën këtë.

Fitorja bën që Atletico të ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, kurse Real Madrid zbret në pozitën e 3.

Barcelona kështu ruan vendin e parë në La Liga.

Ndeshjen e ardhshme Atletico e luan në La Liga si mysafirë i Osasunës kurse Real Madrid pret në shtëpi skuadrën e Las Palmas.