Napoli hyri në ndeshjen e tretë pa fitore në Serie A, ku barazoi ndaj Bolognas me rezultat 0-0. Me këtë barazim kampioni në fuqi i Italisë është në vendin e shtatë në tabelë dhe ka filluar dobët ku ka vetëm dy fitore derisa sot ata kanë marrë edhe barazimin e dytë
Napoli nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, ku nga pesë xhiro ka marrë vetëm tetë pikë me dy fitore, dy barazime dhe një humbje nga pesë ndeshjet e xhiros së parë.
Sot ata barazuan edhe kundër Bolognas me rezultat 0-0.
Rasti i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e gjashtë të ndeshjes kur Victor Osimhen mori një pasim të mirë në zonë por që portieri priti goditjen e tij.
Ky ishte edhe rasti i vetëm serioz në pjesën e parë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Napoli kishte disa mundësi për të shënuar gol por që nuk ia doli, edhe pse në minutën e 71-të për ta u akordua një penallti.
Megjithatë, Osimhen e huqi edhe atë dhe shifrat në rezultat nuk ndryshuan.
Minutat e ardhshëm nuk treguan shumë dhe kjo ndeshje përfundoi me rezultat 0-0.
Napoli kështu mbetet pa fitore në Serie A në tri ndeshjet e fundit derisa atë do ta kërkojë kundër Udineses në shtëpi në mesjavë, kurse Bologna do të luan kundër Monzas si mysafirë.