Shtatë shtetas të Maqedonisë janë në një hotel në afërsi të manastirit ku u strehuan terroristët që sulmuan policinë e Kosovës

Nga MPJ njoftojnë se 7 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, janë të vendosur në një hotel në afërsi të Manastirit ku sot u strehuan terroristët e armatosur serb, pasi vranë një polic të Kosovës.

Nga MPJ thonë se ministri Bujar Osmani është në komunikim të vazhdueshëm me homologen Donila Gërvalla.

“Për momentin Policia e Kosovës po e siguron hotelin ku janë të vendosur shtetasit tanë, ku pritet që pas bisedës zyrtre, të kthehen në shtëpi”, thonë mes tjerash nga MPJ

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo