Milan i kthehet fitoreve në Serie A

Milan është kthyer të fitoret në Serie A pas debaklit që pësoi kundër Interit vikendin e kaluar duke humbur me rezultat 5-1. Leao (5’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Milan ka arritur një fitore të rëndësishme sot kundër Veronës për të marrë fitoren e katër këtë sezon.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 8-të të pjesës së parë.

Oliveri Giroud bëri një pasim përpara për Leao që doli ballë për ballë me portier dhe shënoi për rezultat 1-0.

Pas golit rasti i vetëm serioz në këtë ndeshje ishte ai i Veronës.

Folorunsho bëri një kërcim të lartë dhe arriti që të godasë me kokë. Topi po shkonte drejt rrjetës por Sportiello, portieri i Milan shpëtoi skuadrën e tij duke bërë një pritje të mahnitshme.

Pjesa e dytë u menaxhua mirë nga Milani të cilët fituan tri pikë pas humbjes zhgënjyese që patën ndaj Interit në ndeshjen e fundit me rezultat 5-1.

Fitorja e ngjet në vendin e dytë Milanin me 12 pikë, aq sa ka Inter në vendin e parë por Zikaltërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Milan kthehet në mesjavë për të luajtur kundër Cagliarit si mysafirë derisa Verona luan kundër Atalantas.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo