City vazhdon me fitoren e gjashtë në Premier Ligë

Manchester City ka arritur fitoren e gjashtë me radhë kundër Nottingham Forest, duke vazhduar kështu me ecurinë pozitive në Premier Ligë. Foden (7’) dhe Haaland (14’) shënuan golat për Cityn në këtë ndeshje

Manchester City po vazhdon formën e mirë në Premier Ligë, ku ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme kundër Nottingham Forest me rezultat 2-0 në Etihad Stadium.

Julian Alvarez i City sulmoi për herë portën e mysafirëve por portier Matt Turner intervenoi duke pritur topin e gjuajtur me kokë nga argjentinasi.

Katër minuta më vonë do të vinte goli i City, pasi që skuadra e Pep Guardiolës bëri diku afër 48 pasime e ku në fund Walker pasoi për Foden i cili shënoi për rezultat 1-0.

City vazhdoi dhe goli i dytë erdhi në minutën e 14. Nunes bëri një super pasim për Haaland i cili shënoi gol të bukur me kokë.

Alvarez pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 31-të, por ishte mbrojtja e Nottingham që reagoi me kohë për t’ia mohuar golin atij.

Pjesa e dytë filloi shumë keq për Cityn.

Rodri kapi për fyti një futbollist të Nottingham derisa u ndëshkua direkt më të kuq nga gjyqtari. Mesfushori spanjoll pritet që të dënohet rreptë nga federata pasi që ndërhyrja e tij ishte tërësisht e panevojshme dhe sipas të gjitha gjasave ai do t’i mungojë Cityt minimumi tri ndeshjet e radhës.

Pavarësisht se me 10 futbollist, City arriti që ta menaxhonte lojën mirë dhe të fitonte tri pikë. Madje ata ishin afër për të shënuar në minutën e 78-të kur Ake bëri një pasim të mirë për Haaland por norvegjezi humbi një gol të qind për qind.

Nottingham Forest rastin më të mirë e pati në minutën e 5-t shtesë të ndeshjes ku Wily Boly goditi shtyllën.

City do të kthehet në mesjavë ku do të luajë në kupë kundër skuadrës Newcastle United derisa Nottingham pret në shtëpi Brentford të dielën e ardhshme.