Pjesë e jurisë së “DWTS”? Flet Olta Gixhari

Sezoni i dytë i “DWTS” në ekranin e Top Channel është në prag të nisjes, teksa gati cdo ditë janë duke u zbuluar konkurentët e programit të njohur të kërcimit nga faqja zyrtare në Instagram dhe intervistat në Top Media. Megjithatë, ata që nuk janë zbuluar të plotë janë anëtarët e jurisë. Deri më tani, Ilir Shaqiri ka konfirmuar se do jetë kryetari i jurisë këtë sezon, duke u rikthyer në fakt në karrigen e rëndësishme, ndërkohë që edhe Lori Bala dihet se do të jetë, nisur nga propozimi që mori vitin e shkuar, në finalen e sezonit të parë.

Valbona Selimllari po ashtu është gati e sigurtë që do të rikthehet, ndërsa emri i katërt, sipas disa raportimeve në mediat rozë është Olta Gixhari. Në lidhje me këtë ka reaguar vetë aktorja nëpërmjet një InstaStory ditën e sotme, teksa është pyetur nga ndjekësit për këtë rol të ri, ndërsa përgjigja e saj lë vend për dyshim.

“Mos u merrni me thashetheme”– shkruan Olta bashkangjitur pyetjes, teksa në një farë mënyre e mohon lajmin, duke e quajtur thashethem, por nga ana tjetër, e le mundësinë të hapur…