Sot (21-shtator) rreth orës 04:30, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policor Gostivarit, kanë privuar nga liria personat: S.A.(36) nga Debreshi i Gostivarit, S.T.(23) dhe F.T.54) nga Negotina e Gostivarit, S.T.(40) nga Raveni i Gostivarit, S.R.(40) dhe N.R.(41) nga Vrapcishti i Gostivarit, A.P.(34) nga Shkupi dhe D.O.(35), P.M.(36) dhe B.G.(40) nga Gostivari. Ata dyshohen për përfshirjen e tyre në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur pak më parë në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar. Sipas raportimit, në konfrontim janë përdorur sende xhami dhe druri, ku njëri nga pjesëmarrësit ka qëlluar edhe me armë zjarri. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ndryshime në Ligjin për policinë, policët që dënohen për vepra penale nuk do të largohen nga vendi i punës
- Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit
- Foshnja helmohet me ilaçe, hospitalizohet në Spitalin e Kumanovës
- Deri me 15 shtator, të gjitha automjetet zyrtare duhet të kenë targa me ngjyrë!
- Seri sulmesh fizike ndaj fëmijëve në Bit Pazar, Shkup – Në hetim familjarë të përfshirë në konflikt
- Kërcënim me armë dhe dëmtime të sendeve personale në Shkup
- Denoncim për aksident dhe kërcënim në Gazi Baba
- Brukseli reagon për pasivizimin e adresave: Komisionerja Marta Kos i përgjigjet Shaip Kamberit
- Niset kërkimi për një 16-vjeçar që u largua nga Institucioni Publik i Kujdesit të Fëmijëve në Karposh
- KFOR konfirmon se iu dha leje FSK-së për operacionin në Ujman