Shakira ka fansat më të çmendur dhe besnik në tërë botën.
Pasi ylli i muzikës latine bëri një performancë mahnitëse, e cila po konsiderohet si më e mira në historinë e MTV Video Music Awards, fansat e saj kanë nisur një fushatë.
Ata nga Kolumbia, Meksika, Kili, Argjentina dhe më shumë morën një hashtag me idenë e përkujtimit të Shakirës në një datë të veçantë, Spotify ka shpallur Ditën e Shakirës, një festë që do të mbahet më 29 shtator.
“Duke reaguar në disa vende të Amerikës Latine, duke përfshirë Kolumbinë, Meksikën, Kilin dhe Argjentinën, #ShakiraDeservesADay tani ka lulëzuar në një realitet të prekshëm,” lexohet në blogun “For the Record” të Spotify. Ata shpjeguan gjithashtu se data ka një rëndësi të veçantë për Shakirën dhe fansat e saj, duke qenë 25-vjetori i publikimit të “Donde Estan Los Ladrones”, rekordi që e çoi karrierën e saj drejt famës në Amerikën Latine.
“Kur dëgjova për Ditën e Shakirës në Kolumbi, reagimi im fillestar ishte emocion i plotë! Më bëri një buzëqeshje në fytyrën time dhe e di që prindërit e mi do të jenë krenarë ta shohin atë”, tha Shakira. “Roli që kanë luajtur fansat e mi në karrierën time është i pamundur të përcaktohet. Ata kanë ditur të më kuptojnë më mirë se kushdo dhe më kanë çuar këtu ku jam sot me mbështetjen e tyre të palëkundur.”