Barcelona rinovon deri më 2028 me talentin 19-vjeçar

Barcelona ka njoftuar rinovimin e Alejandro Balde deri më 30 qershor 2028, me klauzolë fikse lirimi prej 1 miliard euro.

Lojtari 19-vjeçar, i cili po përjeton një moment të shkëlqyer në formë dhe është kthyer në titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë të ekipit të parë, zgjat kësisoji kontratën për të cilën tashmë është folur shumë muajt e fundit. Pra, është arritur marrëveshja nga të gjitha palët.

Klubi ka raportuar se nënshkrimi i kontratës para mediave do të bëhet të enjten, më 21 shtator, me fillim nga ora 13:15 në “Ciudad Deportiva”.

closevolume_off
Balde do të shoqërohet nga presidenti Joan Laporta, i cili do të flasë në fushë, si dhe vetë lojtari, siç ndodh zakonisht në këtë lloj eventi te blaugranët.