Barazimi i së dielës pasdite në “Velodrome” ndaj Toulouse, duket se i ka dhënë goditjen përfundimtare “aventurës” së tekniku, Marcelino Garcia Toral në krye të stolit të francezëve të Marseille, pas vetëm 3 muajsh.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, trajneri ua ka komunikuar largimin e tij skuadrës gjatë seancën stërvitore që po zhvillonin këtë të martë, në kuadër të përballjes së parë të grupeve të Europa League ndaj Ajax.
Ndërkaq, sipas mediave “krisja” mes trajnerit dhe bordit të Marseille erdhi pas eleminimit nga kualifikueset e UEFA Champions League, ku francezët u eleminuan nga nënkampionët grek të Panathinaikos dhe tashmë në stolin e skuadrës pritet të ulet “legjenda” francez, ish-fitues i “Topit të Artë”, në vitin 1991, Jean-Pierre Papin