Tashmë gjithçka është gati për fillimin e kampionatit në Ligën Komunale ku do të garojnë plot 12 skuadra informon Tetovasot.
Mes tyre janë rikthyer Vëllazërimi nga Sllatina dhe Jehona e Përshevcës ndërkohë që edhe Renova do garojë këtë vit në këtë ligë.
Ndeshjet e kampionatit të ri do të zhvillohen këtë fundjavë .
Skuadra nga Sllatina do të përballet në transfertë me Rufejën.Besa nga Çellopeku do të përballet me Sharri 1979, ndërsa Jehona me Skënderbeun.Dobroshti si vendës do të luajë me Renovën ndërsa Vardari nga Bërvenica me Mërgimtarin .Ndeshja tjetër është mes Yllit dhe Zhelinës.Tetovasot