Al-Hilal nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Skuadra saudite luajti baras në shtëpi 1:1 me skuadrën nga Uzbekistani, Navbahor Namangan.
Te Al-Hilal nuk munguan në formacionin e titullarëve yjet që ka, përfshirë edhe Neymarin.
Braziliani nuk ia doli të ndihmojë skuadrën që të regjistrojë fitore, teksa në një moment atë duket se e lëshuan edhe nervat.
Neymar rrezoi përtokë një futbollist kundërshtar, të cilin pastaj edhe e goditi me top.
Megjithatë, 31-vjeçari shmangi kartonin e kuq në debutimin e tij me Al-Hilal në Ligën e Kampionëve, duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) September 18, 2023