Iranianët i bëjnë pritje të “çmendur” Al-Nassr dhe Ronaldos, qindra tifozë vrapuan pas autobusit të ekipit
Ekipi i Al-Nassr ka udhëtuar drejt Iranit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve aziatike.
Sauditët do të përballen me Persepolis. Ndeshja do të zhvillohet të martën, në “Azadi Stadium” të Teheranit.
Iranianët i bënë një pritje të “çmendur” ekipit të Al-Nassr, aty ku aktivizohet ylli botëror, Cristiano Ronaldo.
Qindra fansa u panë duke vrapuar pas autobusit të Al-Nassr, aty ku ishte edhe portugezi.
This is the reception Cristiano Ronaldo and Al-Nassr received in Iran 😳
(via @AlNassrFC)pic.twitter.com/mhxa8kVDNV
— B/R Football (@brfootball) September 18, 2023