Futbolli në Amerikën e Jugut është vërtetë i ashpër dhe me plot inate, por edhe me pasion të madh.
Duelet e ashpra janë bërë përditshmëri në këtë kontinent, ndërsa nuk mungojnë as ndërhyrjet e frikshme të lojtarëve.
E një e tillë është parë edhe në Honduras, respektivisht në Liga Nacional, Apertura.
Derbi i zjarrtë mes ekipeve Marathon dhe Olimpia solli gjithçka, përfshirë këtu edhe një ndërhyrje “horror” të lojtarit të Marathon, Andre Orellana, i cili i zemëruar me faktin që ekipi i tij po humbiste, i përplasi për toke dy kundërshtarë me këtë ndërhyrje “killer”.
Më pas, 21 vjeçari ia përkeqësoi punët ekipit të tij pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe pritet të dënohet ashpër për këtë ndërhyrje të qëllimshme.