Tetovë: Mbahet panairi ”Ditët e ëmbëla të Tetovës”

QËLLIMI I PANAIRIT, PROMOVIMI I BLETARISË

Me moton “ Ditët e ëmbëla të Tetovës” në sheshin “Ilirija” për dy ditë me radhë mbahet panairi i mjaltit me bletar nga rajoni i Tetovës dhe i Shkupit.

Në këtë panair të katërt me radhjë që organizohet nga dy shoqatat e bletarëve “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut Ëmbël” ekspozohen prodhimet e mjaltës me qëllim të ngritjes së vetëdijes për përdorimin e mjaltit. Driton Dikena nga shoqata “Qyteti i bletëve” tha se fatkeqësishtë në krahasim me vitet e kaluara interesim kësaj radhe është më i vogël.

“Qëllimi i këtij festivali që mbahet dy herë në vit dhe tanimë që është shëndruar në tradicional është për të promovuar bletarinë si një degë shumë zhvëllimore për ruajtjen e biodiverzitetit dhe këndeve rreth jetës. Por edhe për të promovuar mjaltin mjaltin dhe produktet e tij si të shëndetmes si produkte të patjetërsueshme për të rit energjinë dhe imunitetin gjatë këtyre viteve të fundit që n aka filluar të bëhet shumë intensive” – tha Driton Dikena.

Bletarët thonë se shkaku I kushteve klimatike këtë vit cilësia e mjaltit nuk ka qenë në nivelin në krahasim me vitet e kaluara këtë e pohoi bletari nga Bukoviqi i Sarajit.

“Llojet e mjaltës ka tre lloje për sivjet bagrem, livadh dhe të malit. Bagremi është I vjetshëm se sivjet skemi pas bagrem shkaku motit të ligë, shi dhe ftohtë. Kurse të livadhit ka boll dhe të malit janë të sivjetshëm Tre lloje janë për sivjet” – tha Xhemil Ademi, bletar.

Në vitet e kaluara këta dy shoqata organizuan edhe garë për cilësinë e mjaltit “Tetovo Honey Awards”, por këtë vit nuk do të mbahet për shkak se organizatorët nuk kanë gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo