Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham tashmë është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, sipas legjendës së klubit Luis Figo
Bellingham ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm në Madrid prej që bëri kalimin e tij prej 103 milionë euro nga Dortmund, ku ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e para në La Liga. Paraqitjet e tij të mirë e kanë bindur ish legjendën e Los Blancos dhe heroin e Portugalisë, Figo ta quajë atë një yll elitar
“Ai e ka filluar shumë fuqishme dhe është adaptuar shumë, shumë shpejt në atë çfarë Real Madridi është”, tha Figo gjatë një eventi për bamirësi në golf.
I pyetur nëse Bellingham mund të konsiderohet tashmë si njëri prej më të mirëve në botë, ai u përgjegj: Po, padyshim që po.
“Për talentin e tij dhe përkushtimin që ai tregon, edhe pse është shumë i ri”, ka thënë portugezi.
Legjenda portugeze ka bërë edhe një parashikim ku ka thënë që mesfushori anglez do të shënojë “15 -20 gola” për Los Blancos në këtë sezon.
Bellingham (20) ka befasuar për të mirë edhe disa bashkëfutbollistë të Madridi prej që i është bashkuar skuadrës në verë. Mbrojtësi veteran i krahut, Dani Carvajal tha që ai është mahnitur me anglezin gjatë stërvitjeve.
“Nga momenti i parë kur ai ka filluar stërvitjet, ne e kemi shikuar njeri-tjetrin në ndeshje parasezonale, veteranët, pra ne thoshim; Pha, ai e di çfarë është duke bërë!’ Ju nuk keni parë që ai është shumë i shpejt, teknikisht ai është i ‘çmendur’”, tha ai.
Mesfushori bashkë me yjet e tjerë të Madridit pritet të jetë në fushë në ndeshjen që ata e zhvillojnë të dielën kundër Real Sociedadit.