Shqipëri-Çeki/ Dalin në shitje biletat, interesimi i lartë bllokon faqen e FSHF-së

Ditën e sotme janë njerrë në shitje biletat për sfidën e 12 tetorit mes Shqipërisë dhe Çekisë, sfidë e cila do të luhet në “Air Albania”.

Interesimi i lartë për të qenë prezent në folenë e shqiponjave, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për kombëtaren tonë sepse mund të jetë tepër vendimtare për kualifikimin në Euro 2024, ka bërë që faqja e Federatës të bllokohet.

Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, faqja e Federatës ka rënë. Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë pritur që faqja të rregullohet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo