Milan me lajme të mira para derbit me Interin

Stefano Pioli dhe Milan mund të marrin frymë lirshëm pasi që Olivier Giround është rikthyer në stërvitje me skuadrën pak ditë para derbit të tyre kundër Interit

Francezi 36 vjeçar ishte detyruar për t’u larguar nga fusha gjatë ndeshjes së Francës kundër Irlandës, kur këto Kombëtare u përballën në ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

Giroud është një futbollist kyç për taktikat e Piolit te Milan, ku tashmë ai e ka filluar sezonin shumë mirë duke shënuar katër gola dhe bërë një asist në tri ndeshjet e para të Serie A.

Siç raporton Calciomercato.com, Giroud sot ka stërvitur me skuadrën në Milanello në mëngjes, ka treguar shenja të mira të formës para derbit “della Madonnina” kundër Interit. Sulmuesi francez pritet të jetë titullar për Zikaltërit më 16 shtator.

Pierre Kalulu nuk ka stërvitur me skuadrën dhe do të bëjë edhe disa teste mjekësore për të parë se në çfarë shkalle është dëmtuar muskuli i tij – lëndim që ai e pësoi në fillim të kësaj jave.