Messi e blen një vilë përrallore 100 milionëshe
Lionel Messi është duke e shijuar eksperiencën amerikane në Miami, ku është bërë lider dhe pikë kyçe e skuadrës.
I nominuar në mesin e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2023, sulmuesi argjentinas ia ka bërë një dhuratë vetes.
Sipas mediave amerikane, kampioni i botës e ka blerë një vilë luksoze me një vlerë prej 100 milionë dollarësh, apo 93,3 milionë euro.
Bëhet fjalë për një pronë të vendosur gjithnjë në Florida, shkruan mediumi i specializuar për këto çështje, “The Real Deal”.
Një rezidencë ëndrrash, e vendosur përballë lumit dhe me hapësirë 1600 metra katrorë me pishinën e saj të brendhme, palestrën, qendrën spa dhe një suitë të jashtëzakonshme prej 150 metrash katrorë.
Edhe pozicioni është ideal: vila është vendosur vetëm 8 kilometra larg stadiumit të Inter Miamit në Fort Lauderdale dhe afër qendrës stërvitore.