Në një intervistë për televizionin grek One, ish-kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se pritet që Greqia t’i përmbushë obligimin e saj për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës sepse tani ka një vonesë të caktuar. Ai foli për ratifikimin e memorandumeve nga parlamenti grek, për “vëllain e tij Alexis Cipras” dhe për zgjedhjet në SYRIZA, luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Europian.
“Në dy qeveritë e Kyriakos Mitsotakis, pas marrëveshjes së Prespës, pala greke konfirmoi se e pranon atë dhe se do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes. Kjo dëshmon përkushtimin e të dyja palëve për të mbetur funksional dhe për të realizuar vlerat e marrëveshjes. Nga pala greke ka disa vonesa, si mbajtja e Këshillit në shkallë të dytë si dhe ratifikimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit nga Parlamenti grek. Presim që pala greke të përfundojë plotësisht pjesën e marrëveshjes që rinovon shenjat rrugore, sepse janë pesë vjet nga marrëveshja e Prespës për ndryshimin e tabelave të komunikacionit në Greqi që “çojnë” në një vend inekzistent me shkurtesën FYROM”, theksoi Zaev.
Ai përkujtoi se deri më tani deputetët grekë kanë votuar pro marrëveshjeve të dala nga Marrëveshja e Prespës dhe i referohen hapjes së një kalimi të ri kufitar mes dy vendeve.
Zyra ndërlidhëse në Shkup po shndërrohet në Ambasadë, Zyrë për Çështje Konsullore, Financiare dhe Tregtare në Manastir dhe në nivel të Konsullatës së Përgjithshme.
Zaev shtoi se gjatë këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta përfundojnë procesin e ndryshimit të dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit, afati për të cilin është shkurti i vitit 2024.
Për Alexis Tsipras dhe dorëheqjen e tij nga presidenca e SYRIZA-s, Zaev tha: “E di që Alexis është vëllai im. Dhe ne do të jemi vëllezër deri në fund të jetës sonë, sepse së bashku patëm guxim të mjaftueshëm për t’i ‘prerë’ këto barriera ndërmjet vendeve tona dhe për të ndërtuar bashkëpunim vëllazëror midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Zaev.
Në një intervistë për One Channel, Zaev theksoi se dy fëmijët e tij studiojnë në Selanik, sepse është vetëm 100 kilometra nga vendlindja e tij Strumicë, ku ai tani jeton dhe punon, dhe shtoi se ka marrëdhënie biznesi me Greqinë dhe vazhdon të zgjerojë biznesin e kompanive të tij.