Mbledhje e përbashkët e klubeve Vëllazërimi,Sharri,Dobroshti dhe Jehona.Kërkojnë nga autoritetet komunale në Tearcë rregullimin e stadiumit
Janë plot katër klube që do të garojnë në kampionatin e ri që nis së shpejti në Ligën Komunale dhe të gjitha ndeshjet do të duhet ti zhvillojnë në stadiumin e Komunës së Tearcës por janë kushtet e rënda me një terren të papërshtatshëm që ka ngritur alarmin te të gjithë kryesitë e klubeve informon Tetovasot.
Me iniciativë të Kryesisë së Klubit Vëllazërimi,sonte në Sllatinë është mbajtur një mbledhje e përbashkët mes klubeve ku kanë qenë prezentë edhe përfaqësuesit e Klubeve Sharri ,Jehona dhe Dobroshti që pikë të përbashkët diskutimi kanë patur pikërisht çështjen e terrenit sportiv që është në gjendje të mjerueshme .Aty është vendosur se në vigjilje të kampionatit të ri ,të mund të gjinden zgjidhjet emergjente dhe në këtë drejtim klubet do kërkojnë një takim edhe me kreun e Komunës së Tearcës Nuhi Neziri për të gjetur rrugët e zgjidhjes në një ndihmë që autoritetet komunale do mund të jepnin në këtë drejtim .
Të katër klubet respektive nuk kanë terrenet e tyre të përshtatshme ndërsa zgjidhjen e shohin tek stadiumi i Komunës për të garuar por ai nuk i plotëson për momentin kushtet më elementare.
Të katër kryesitë kanë caktuar një takim me kreun komunal për të diskutuar në detaje pikërisht për këtë çështje si më parësore sepse pjesën tjetër të garimit ata e kanë siguruar nga mërgimtarët dhe firmat e ndryshme që u ndihmojnë klubeve të lartëpërmendur.Edhe Komuna nuk është se nuk ka ndihmuar në këtë drejtim por stadiumi është çështja e vetme që kërkon zgjidhje të menjëhershme.Ditëve të ardhshme do të jepen më shumë detaje për këtë çështje.Tetovasot