Shqipëria “ha kokën” e Fernando Santos

Nuk reziston më shumë se 24 orë pas humbjes së Tiranës trajneri Fernando Santos në stolin e Polonisë. Tekniku portugez i Polonisë është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.

5 ndeshje nga të cilat 3 humbje dhe 2 fitore dhe vendi i katërt në grupin E të eleminatioreve të Euro 2024 kanë shtyrë drejtuesit e federatës polake të marrin vendimin ekstrem menjëherë pasi Santos shkeli në Varshavë pas ndeshjes me Shqipërinë.
Kriza mes federatës, skuadrës dhe trajnerit portugez nisi që pas ndeshjes së parë në grup po me shqipërinë pasi loja e Polonisë nuk ishte bindëse ndërsa humbja me Moldavinë e rëndoi situatën.

Pas disfatës 2-0 në “Arenën Kombëtare”, Polonia i komplikoi shumë pozitat ne grupin E ku ka zbritur në vendin e katërt dhe tashmë duhet të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të synuar europianin e Gjermanisë.