“E kisha për përdorim vetjak”, këngëtarja e njohur jep sqarim për kanabisin që e kultivonte

Policia e Tiranës arreston këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit nr. 1 pasi morën informacione, ushtruan kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis.

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.

Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të TEG në një vilë private.