Mirlind Daku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas paraqitjes së tij ndaj polakëve, e cila do të mbahet mend gjithmonë nga ai dhe jo vetëm.
Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi një fitore të madhe të dielën mbrëma, ndaj Polonisë, për të bërë një tjetër hap drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Kuqezinjtë” triumfuan me rezultatin 2:0. Daku ishte autor i golit të dytë.
Goli i parë me fanellën e Shqipërisë për sulmuesin gjilanas erdhi vetëm në paraqitjen e tij të dytë.
Me golin e Dakut është ndjerë krenarë edhe i pari i Tiranës, i cili vlerësoi se tani Kombëtarja shqiptare është edhe më afër kualifikimit në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Postimi i plotë nga Veliaj:
“Mirlind Dakun e takova dy muaj më parë, kur mori nënshtetësinë shqiptare!
Dje na bëri krenarë me golin kundër Polonisë, duke na afruar me ëndrrën europiane! Forca Daku!
“Uno kryqzimo, due kryqzimo → Berlin!” #euro2024”.