Meriton Korenica: Shpresoj të marrim pikët maksimale

Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Meriton Korenica është një nga risitë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. 26-vjeçari nga Rahoveci ka kaluar nga Ballkani në Turqi te Manisa FK.

Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë do e japin maksimumin”, ka thënë Korenica.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë. Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.